About Us

Butiku “COCO” është një dyqan i pozicionuar në zemër të Tiranës, i cili u vjen më afër klientëve me 4 nga markat më cilësore në tregun ndërkombëtar. Një butik i cili jo vetëm ju ofron veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm, por një kohë të këndshme dhe përkujdesje maksimale.MSGM është një brand mode i krijuar në 2009 nga Massimo Giorgetti, në bashkëpunim me Paolini Group.
MSGM përfaqëson një miks të thjeshtë prurjesh të reja, së bashku me të qënit bashkëkohor, siç është muzika indie dhe arti bashkëkohor. Si një DJ i zoti, Massimo Giorgetti është i aftë të miksojë dhe përshtasë pasionin e tij me shprehjet artistike dhe estetike të artistëve të lidhur me botën virtuale. Rezultati: një botë e përbërë nga ngjyra, forma dhe linja, të afta ta bëjnë për vete publikun, duke pranuar MSGM si një nga brandet më intriguese të momentit.

Në 2010, Alessandro Dell`Acqua nisi një aventurë të re duke thelemuar N°21.
Koleksioni sjell sëbashku diturinë, vetëdijen dhe lirinë e kohës së fundit nga Alessandro Dell`Acqua. Këto elementë i sigurojnë koleksionit një sukses të menjëhershëm.
N°21 ofron një garderobë moderne dhe femërore me lojëra dhe detaje, të marra nga garderoba mashkullore. Kombinimi i formave femërore dhe mashkullore, shpejt u bënë një kod stilistik i brandit.

Paula Cademartori, një dizajner me origjinë italo-braziliane, është themeluese e brandit të çantave të luksit.
Suksesi i krijimeve të saj bazohet tek një vizion estetik i fokusuar tek një kujdes mbi detajet, kombinuar me një këmbëngulje për të kryer prodhimin në Itali. Çdo çantë dhe këpucë perceptohet si një objekt për t`u zotëruar dhe gëzuar. Vula e çmuar e çdo modeli është një tokëz metalike, e dizenjuar personalisht nga Paula, me njohuritë e saj nga edukimi dhe eksperienca në dizenjimin e bizhuterive dhe atë industrial. Një brand prodhimi fin, një vizion modern i një logoje që i shpëton dizajnit konvencional.